Duke klikuar mbi fotografinë do të mund të shihni hartën e qytetit të Innsbruckut
Kisha e Jezuitëve (Jesuitenkirche) është një ndër kishat qendrore të Innsbruckut. Ajo i është kushtuar Trinisë së Shenjtë, shërben po ashtu si kishë universitare dhe është qendër e shumë aktiviteteve të përkujdesit shpirtëror dhe artistik.
Për tokën e Tirolit kisha e Jezuitëve ka një domethënie të veçantë; këtu bëhet përkushtimi vjetor i vendit Zemrës së Jezu Krishtit.
Kisha jezuite është ndërtuar ndërmjet viteve 1627 dhe 1640. Kambanoret në formën e tyre të sotshme janë punuar dhe vendosur vetëm në vitin 1901. Gjatë viteve 2003-2004 është bërë restaurimi i saj rrënjësor i brendshëm. Në atë rast altari kryesor, që ishte shkatërruar gjatë Luftës II botërore u ndreq sërishmi, dhe u ndërtua një altar i ri për popullin. Përveç kësaj, në hyrjen kryesore është hapur një hyrje e re për në kryptë. Në kryptë ndodhen varret e Jezuitëve të vdekur në Innsbruck si dhe themeluesi i kishës, Leopoldi V dhe Claudia von Medici. Në kambanoren e kishës jezuite gjindet një prej katër kambanave më të mëdha në Austri (9.200 kg, pas kambanave "Pummerin" në katedralen e Shën Shtjefnit në Vjenë, "Salvatorglocke" në katedralën e Salzburgut si dhe "Friedensglocke" në Mösern).
Orari i meshëve në kishën jezuite
Të shtunave
Ora 18.00 Ora 19.00
Mesha anglisht (në kryptë) Mesha mbrëmësore
Ora 11.00 Ora 18.00 Ora 21.30
Mesha e Shenjtë solemne me predikim për universitarët Mesha e Shenjtë Mesha e Shenjtë
Gjatë javës
naponkent
Ora 7.30 Ora 19.00
Mesha e Shenjtë (në kryptë) Mesha e Shenjtë
Të mërkurën
Ora 18.15
Kremtimi mbrëmësor ekumenik
Të enjten
Ora 20.30 Ora 21.30
Lutje në heshtje (në kryptë) Mesha e Shenjtë (në kryptë)